Ndaj Napolit, për Juven është e sigurt që do të luajnë Shezni, Bonuçi, Kielini, Aleks Sandro, Pjaniç dhe Ronaldo. Ky është zbulimi përgjysmë që bëri Masimiliao Alegri në konferencën për shtyp, bashkë me ngacmimin për gazetarët duke iu thënë se “për të tjerët përpiquni vetë që t’i gjeni se kush do të jenë”. Dibala ndoshta luan, ndoshta jo, ndonëse është dhënë se kthehet në stol.
Juventusi pret Napolin në “Alianc Arena” të Torinos, në atë që quhet sfida kryesore e Serisë A vitet e fundit. Alegri ka një vlerësim të madh për Karlo Ançelotin, kolegun dhe rivalin e sotëm, të orës 18:00: “Karlo është një fitues, rrezaton qetësi dhe e ka ndihmuar Napolin, e tregon vetë karriera e tij”. Përsa i përket Kristiano Ronaldos, Alegri thotë se “do të duhet që të punojmë më shumë si skuadër për të”.
Sfidanti.al