“Armiqtë” Ramos e Grizman, përballë në “Santiago Bernabeu”

Sergio Ramos dhe Antuan Grizman nuk është se pëlqehen edhe aq reciprokisht. Kapiteni i Realit dhe sulmuesi i Atletikos janë ngacmuar shumë në distancë mes tyre, ndërsa dita e sotme do të jetë ajo që do t’i vendosë përballë në tapetin e “Santiago Bernabeut”. Nuk dihet se kush e nisi i pari sherrin verbal dhe në distancë mes tyre, por dihet se provokimin publik i pari e bëri Grizman, pas fitores së Superkupës së Europës pikërisht ndaj Realit (në foto).

Mbrojtësit të qendrës kjo nuk i pëlqeu aspak dhe gjeti rastin për t’u përgjigjur. Ai u pyet në konferencë për shtyp pak ditë më parë, për pretendimin e Grizmanit se ishte në nivel të njëjtë me Mesin dhe Ronaldon. “Injoranca ndonjëherë është shumë e guximshme”, – ishte përgjigja e madrilenit. Të shohim sesi do të dalin “shkëndijat” kur të dy të ndeshen në derbin e Madridit, sot në orë 20:45.

Sfidanti.al