Alegri pranon se e pati pisk me Romën, por numëron mungesat!

Nuk ka kohë të marrë frymë, dhe ndonëse inteligjent, mezi po ia del në stolin e Juventusit. Masimiliano Alegri vërtet arriti fitoren e 4-ët radhazi në Serinë A, por sa e vështirë ishte ndaj Romës, aq sa trajneri bardhezi detyrohet të pranojë. “Roma ndoshta meritonte barazimin, u vendos nga episodet që na buzëqeshën neve, por luftuam fort”, – theksoi ai. Më tej, rreshtoi mungesat si Morata (që hyri në pjesën e dytë), Dibala, De Ligt dhe Rabio, dhe theksoi se nuk ishin pak, por lojtarët e tjerë dhanë maksimumin. Alegri u detyrua të bënte një autokritikë për nisjen e dobët të sezonit, që i ndodh shpesh ekipeve të tij. “Lojtarët kam nisur t’i njoh në 5 gusht, – tha ai, – nuk e dija sesi ishin. Të rinjtë i hidhja në fushë, por nuk jepnin atë që prisja. Edhe unë kam bërë disa gabime, por shpresoj të mos bëj më”. Tani vjen ndeshja në Champions me Zenitin, ndërsa më pas është Interi.

Sfidanti.al