Juventusi, në mënyrë rutinore, mundi Kievon 2-0 në fushën e vet, por, sidoqoftë, një pjesë e medias e sulmoi trajnerin e tij, Masimiliano Alegri, duke theksuar se “zonja e vjetër” nuk po luan futboll spektakular. Megjithatë, strategu italian dha një përgjigje origjinale. “Juventusi luan që të fitojë. Ju doni spektakël? Unë, për vetë, kur dua spektakël, shkoi në cirk! Kurse, në futboll, më e rëndësishmja është që të fitosh pikë. Dhe ne këtë gjë po bëjmë dhe ndodhemi ende në vend të parë. Ne futboll, duhet të dish që edhe të sulmosh, edhe të mbrohesh. Ekuilibri mes këtyre dy strategjive është i rëndësishëm, është një përzierje, ku duhet dalluar njëra strategji nga tjetra, pra, se kur duhet përdoret njëra dhe kur tjetra”, tha Alegri. Të martën, në Torino, vjen Barcelona për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve, ndërsa ekipi katalonjas humbi 2-0, dje në mbrëmje, ndaj Malagës në kampionatin spanjoll.
“Kur kini para vetes lojtarë të tillë, si Leo Mesi, Luis Suares, Nejmar dhe Andres Iniesta, atëherë, përballë keni një ekip që duhet të respektohet maksimalisht. Por, ne, sidosoqftë, jemi gati. Do të luajmë në shtëpinë tonë dhe do të sulmojmë që të fitojmë, por edhe do të mbrohemi, kur të jetë e nevojshme”, theksoi Alegri.
sfidanti.al