Juventusi nuk ka “këllqe” të imitojë PSG- në me Barçën

Dino Zoff beson se Juventusi nuk ka arsye të ketë frikë nga Barcelona, pasi nuk njihet i tillë.

Fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Dino Zoff, thotë se juventusi nuk ka arsye për t’ju frikësuar Barcelonës, kur të takohen të martën në Ligën e Kampionëve.

Zoff beson se po të kishte qenë Juventusi në pozitë të PSG-së, Barcelona nuk do të kishte arritur atë përmbysje historike.

“Juventusi padyshim se e ka parë atë ndeshje, atë përmbysje prej 4:0 ndaj PSG-së, por një ekip si Juve nuk mund të ndikohet nga ai rezultat në “Camp Nou”. Në këso ndeshje, Juve ka më shumë eksperiencë se PSG-ja. Barcelona kurrë nuk do ta kishte arritur atë përmbysje ndaj Juventusit”, ka deklaruar Zoff për Goal.