Klauzola që i la pa gjumë drejtuesit, edhe pse ishte prej 111 milionë eurosh, tashmë ka skaduar. Interi e ka më të lehtë për të larguar pretendentët për Lautaro Martinezin, por gjithsesi shpëtimi i vetëm mbetet një kontratë e re. Bisedimet kanë nisur dhe duket se “kurimi” më i mirë për argjentinasin ka ardhur nga rezultatet e arritura nga skuadra e trajnerit Antonio Konte, shumë pranë vendit të parë në Serinë A dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Lajmet nga Italia janë që sulmuesi është i disponueshëm për të qendruar në Milano dhe madje ka pranuar edhe rrogë më të vogël sesa pretendonte më parë. Gjithsesi, për këtë ai ka kërkuar një zvogëlim të kohëzgjatjes së kontratës nga viti 2025 në 2024. Mbi këtë bazë mund të arrihet një marrëveshje dhe Konte të mendojë vetëm që Lautaro ta ndihmojë për sukseset në fushën e lojës.
Sfidanti.al