Admir Mehmedi mërzit Ançelotin, Napoli ende jo gati!

Një shqiptar i Shqipërisë dhe një shqiptar i Zvicrës u vunë përballë në miqësoren e fundit të luajtur këtë stinë. Elseid Hysaj ishte 45 minuta në fushë për Napolin, ndërsa Admir Mehmedi ishte protagonist i madh për Volfsburgun, që triumfoi 3-1 në fushën e tij ndaj skuadrës së Serisë A.

Edhe pse italianët luajtën futboll të mirë, të trashëguar nga Sarri dhe të ndihmuar edhe nga trajneri i tanishëm Karlo Ançeloti, sërish diferenca u duk qartë. Mehmedi shënoi dy gola, në minutat 70 e 72, duke siguruar fitoren, ndërsa më parë kishin shënuar Brekalo për gjermanët dhe Milik për napolitanët. Volfsburgu ishte i fortë në sulm, ndërsa Napoli ende dobët në mbrojtje.

Sfidanti.al