A mund të ngushëllohen tifozët e Milanit me një farë Dolofeu

Gerard Dolofeu ka arritur në Milano për testet mjekësore dhe me pas pritet kontrata.

Milan dhe Everton kanë rënë dakord për huazimin e anësorit spanjoll, Gerard Dolofeu.

Tashmë lojtari ka arritur në Milano, ku nesër pritet të kryej testet mjekësore, e më pas të nënshkruaj kontratë deri në fund të sezonit.

Kujtojmë se Dolofeu është lojtar i dalë nga akademia e Barcelonës, ku ka luajtur edhe për ekipin e parë.