Trajneri i Torinos, Sinisha Mihajloviç, nuk ka kursyer thumbimet për Arlind Ajetin, i cili ishte protagonisti negativ i ndeshjes së sotme kundër Empolit kur një pasim i gabuar i tij u kthye në gol nga sulmuesi kundërshtar.
“Nuk u zemërova me të, djaloshit i vjen keq për atë që ndodhi. Por i thashë se kur sheh një fushë në kushte të tilla, të cilat na penalizuan, ose e pason topin më fort, ose e ngre lart. Por këtë, futbollistët duhet ta dinë”, ishte thumbimi i Mihajloviç rreth temës në fjalë duke aluduar se Ajeti nuk ishte ende i përgatitur për situata të tilla.