Serbët kanë mësuar shqip sa për të sharë Gjerdan Shaqirin!

Në adresë të futbollistit të Liverpulit, Gjerdan Shaqiri, tifozët famëkeq serbë të Crvena Zvezdës, “Delii”, lëshuan një numër të sharash në gjuhën shqipe që ata i kishin mesuar posaçërisht me rastin e ndeshjes së fundit të Ligës së Kampioneve në stadiumin “Enfild” mes Liverpulit dhe ekipit beogradas.
Shaqiri është një nga lojtarët më të urryer midis tifozëve serbë, për shak të gjestit të “shqiponjës fluturuese” që ai bëri në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë (2-1)në Botërorin e fundit, duke i tërbuar ata, sepse u kujtoi shkëputjen e Kosovës nga Serbia dhe kështu ata gjetën një mënyrë interesante që të hakmerreshin, duke mësuar të shara nga më të këqiat në gjuhën shqipe:
“Çifsha nonen, Shaqiri, çifsha nonen!”… bërtisnin ata sa herë që Shaqiri i afrohej vijës anësore. Pakkush kishte menduar se tifozët serbë “Delii” do të mësonin shqip, por ja që u dashka nganjëherë!
Sfidanti.al