Me barazimin ndaj Leeds, Chelsea i ri i Thomas Tuchel e zgjati serinë e ndeshjeve pa humbje, Që nga momenti që drejtimin e Bluve të Londrës e mori trajneri gjerman, Chelsea ka fituar 6 ndeshje me të cilave ato në transfertë ndaj Tottenham dhe Liverpool dhe kanë barazuar 4 në Premier League duke e cuar në 12 në total numrin e ndeshjeve pa humbje në të gjitha kompeticionet.
Për më tepër, që nga ardhja e Tuchel, Chelsea ka pësuar vetëm 2 gola dhe është vetëm 2 ndeshje larg rekordit të Sarrit përsa i përket numrit të ndeshjeve radhazi pa humbje. Por sipas tabloidit ‘The Sun’ pas këtyre shifrave ka një sekret.
Bëhet fjalë për një kod sekret që trajneri e ka parashikuar për të përmorësuar zhvillimin e lojës. Sipas ‘The Sun’, Tuchel shfrytëzon një gjuhë të përbashkët të futbollisteve të tij, duke përfdorur fjalë që i njohin vetëm lojtarët e skuadrës së tij për t’i udhëzuar se kur dhe ku duhet vrapuar, kush duhet të marrë topin në fundin e aksionit.
Sipas tabloidit anglez, një prej kundërshtarevë kishte deklaruar: ‘Nuk e kupton atë cfarë ndodh, por ata e dinë shumë mirë se cfarë bëjnë. Sulmet e tyre janë të shpejtë dhe vrasës sepse ai që bën pasimin as nuk duhet të shohë se ku është shoku u skuadrës. Përdorin fjalë të ndryshme për situata të ndryshme në mënyrë që rivalët të mos i kuptojnë gjatë ndeshjes’.
Sfidanti.al