S’e ka bërë asnjë ekip anglez: Çelsi 11 fitore në Ligën e Europes!

Çelsi në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Evropës (LE) mundi 4-3 Sllavian e Pragës, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale të LE-së dhe duke thyer në këtë mënyrë një rekord, kur është fjala për ekipet angleze.
Çelsi shënoi fitoren e 11-të në LE gjatë këtij sezoni, ndërkohë që ka vetëm një barazim në fazën e grupeve. Dhe këto shifra, deri më sot, në LE nuk i ka arritur asnjë ekip tjetër anglez.
Çelsi është klubi i parë anglez që ka fituar 11 ndeshje në një konkurrim të madh evropian brenda një sezoni.
Sfidanti.al