Është argjentinas dhe ka veshur fanelat e klubeve më të mira spanjolle; Barcelona, Real Madriod e Sevija. Bëhet fjalë për Havier Saviolën që tani luan minifutboll, por që nuk e harron eksperiencën e tij në La Liga me uniformat e skuadrave më prestigjioze
Në një intervistë për të përditshmen ‘Marca’, Saviola kujtoi disa momente që përjetoi gjatë qëndrimit të tij në Spanjë.
‘Kam fituar gjëra të rëndësishme te Sevija dhe kam kujtime të kendshme te barcelona-tregon Saviola-sezonin e parë isha me fat dhe shënova shumë gola. Isha I ri, por pavarësisht gjithckaje bëra shumë mirë. Por gjërat më të mira I bëra në Sanchez Pizjuan në Sevija. Këtu kam jetuar momente të paharrueshme sepse fitova për herë të parë Kupën UEFA që ishte e para edhe për skuadrën. U festua në mënyrë impresionuese. Kujtoj qytetin si ishte dhe kryeveprën që bëmë si skuadër. Ndërsa në Madrid qëndrova shumë pak kohë, sepse nuk kisha vazhdimësi, por gjithsesi jam I lumtur që kam luajtur me një prej klubeve më të mirë në botë dhe që ka një histori të jashtëzakonshme. Nuk luajta shumë, por u ndjeva I vlerësuar dhe respektuar nga njerëzit e klubit’.
Sfidanti.al