Sarri i ka idetë e qarta: Dua të rri te Celsi edhe vitin tjetër

Mauricio Sarri i ka idetë e qarta përsa i përket së ardhmes së tij te Celsi. pas barazimit 1-1 me Ajntrahtin e Frankfurtit në gjysmëfinalen e parë të Europa League trajneri italian i Bluve të Londrës deklaroi se nuk e dëshiron largimin nga skuadra angleze.

‘Të qëndroj te Celsi? Po të ishte për mua, po-tha Sarri-kampionati anglez më intrigon shumë, atmosfera është shumë e bukur dhe futbolli është shumë kompetitiv’

Më pas Sarri bëri edhe analizën e ndeshjes me skuadrën gjermane.

‘Në 20 minutat e para gabuam, skuadra dha përshtypjen se dëshironte të administronte rezultatin 0-0-vijoi Sarri-por më pas ndryshuam. Filluam të luanim vërtet dhe e bëmë deri në fundin e takimit. A do të ndryshojmë strategji për ndeshjen e kthimit? Jo. Duhet të tregohemi të kujdesshëm sepse edhe ata janë të rrezikshëm në kundërsulme’.

sfidanti.al