E ndalon Noel Galager: Guardiola te Juventus? Kurrë!

Zërat për një kalim të mundshëm të Pep Guardiolës në stolin e Juventusit kanë trembur jo pak tifozët e Mancester Sitit. E gjithë kjo sjelle dhe ‘ndërhyrjen’ e këngëtarit Noel Galager që vendosi të paralajmërojë bardhezinjtë.

‘Guardiola te Juventus? Nuk do të ndodhë kurrë, nuk do ta lejoj-është shprehur Galager në një intervistë për radion RTL 102.5-Guardiola është një trajner i madh dhe një person simpatik, është një njeri fantastik’.
Por ashtu sikurse edhe Juventusit, Mancester Siti u eliminua në cerekfinale të Ligës së Kampioneve, por kjo duket se nuk e shqetësoi Galager.

‘Cfarë duhet për të fituar Ligën e Kampioneve? Pak fat, por është viti tjetër, nuk duhet ta bëjmë tani-vijoi Galager-kur është ky kompeticion shoh gjithnjë se ku do të zhvillohet finalja. Nëse është në Azerbajxhan them se nuk kemi nevojë ta fitojmë, por nëse është në Romë, duhet ta fitojmë. Kështu që herën që finalja do të luhet në Romë, ne do të fitojmë’

sfidanti.al