Çelsi e dominoi ndeshjen kundër Evertonit në pjesën e parë, ndërsa në atë të dytën “bluve” të Londrës u iku kontrolli nga dora, kështu që rezultati përfundimtar në “Gudison Park” ishte 2-0 në favor të ekipit vendas. Kjo humbje erdhi në një moment shumë të papërshtatshëm për Çelsin, kur çdo pikë është e rëndësishme në luftën për të arritur në vendin e 4-të që garanton pjesëmarrjen e në Ligën e ardhshme të Kampioneve.
Trajneri i Çelsit, Mauricio Sari, nuk ishte në gjendje që të shpjegonte se përse ndryshoi aq shumë loja e ekipit të tij nga pjesa e parë në atë të dytën:
“Ne zhvilluam një pjesë të parë, ndoshta më të mirën gjatë këtij sezoni, ne mund të kishim shënuar më shumë se një gol, por që në fillim të pjesës së dytë futbollistëve tanë sikur iu lidhën këmbët. Nuk e di se çfarë ndodhi, por neve na u krijuan shumë probleme. Nuk është fjala për probleme fizike, por për diçka tjetër. As vetë unë nuk e kuptoj mirë se çfarë ndodhi në pjesën e dytë. Problemi mund të ketë natyrë psikologjike”, vuri në dukje trajneri italian i Çelsit.
Sfidanti.al