Salah ia “vjedh” trofeun shokut të armëve tek Liverpuli..Sadio Manes

Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah, për të dytin vit me radhë, u zjodh si futbollisti më i mirë afrikan. Ylli i Liverpulit e mori çmimin e më të mirit në “kontinentin e zi” në një ceremoni solemne që u zhvillua në Dakar (Senegal).
Ashtu si edhe një vit më parë (2017), Salahu mundi bashkëlojtarin e tij të Liverpulit, senegalezin Sadio Mane që doli në vend të dytë, kurse në vend të tretë doli gabonezi Pjer Emerik Obamejang.
Në votimin për zgjedhjen e futbollistit më të mirë afrikan morën pjesë 56 vendet anëtare të Konfederatës së Futbollit të Afrikës.
“Ky është një çmim tjetër i madh për mua. Unë jam krenar, sepse e marr këtë çmim për herë të dytë dhe atë unë ia kushtoi atdheut tim, Egjiptit”, deklaroi Salahu gjatë ceremonië, duke marrë çmimin,
Sfidanti.al