Saki je një trajner i nderuar, por kur parashikon…

Arrigo Sacchi, ish trajneri i Italisë dhe Milanit, mendon se Juventusi mund ta fitoj këtë sezon Ligën e Kampionëve.

Juventusi ka fituar titullin e pestë me radhë në Serie A, derisa është në kërkim të trofeut të gjatë. Por, Juventusi mund ta fitoj këtë sezon edhe Ligën e Kampionëve. Kështu mendon ish trajneri i Italisë dhe Milanit, Arrigo Sacchi.

“Jam i sigurt se ky mund të jetë viti i duhur për Juventusin në Evropë”, ka thënë Sacchi në një intervistë për La Stampa.

“Juve ka gjithçka që duhet për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon. Ata kanë një trajner dhe lojtarë të mirë.  Ata vetëm duhet të besojnë në veten e tyre më shumë”, ka theksuar Sacchi