Reali i Zidane pranë një tjetër rekordi, 38 ndeshje pa humbur

Nëse ndeshjet e futbollit do të vazhdonin vetëm 90 minuta, pra pasur nevojën e shtesave, gjë që është e pamundur, Reali i Madridit do të kishte 3420 minuta pa humbur. Së fundi, madrilenët kanë triumfuar kundër Seviljes me rezultat 3-0, në kuadër të Kupës së Mbretit. Kjo fitore ka bërë që fituesit e Champions League t’i afrohen edhe më tepër një rekordi të rivalit të përbetuar, Barcelonës.

Saktësisht, kjo ishte ndeshja e 38-të pa humbje e “Los Blancos” dhe është vetëm një ndeshje larg rekordit të mbajtur nga kampionët e Spanjës. Barcelona ka shënuar 39 ndeshje pa humbje, ndërsa rivalët e përjetshëm të Realit, mund ta barazojnë këtë në ndeshjen e ardhshme ndaj Granadës.

Sfidanti.al