Ryan Giggs zbulon: Kur takova Van Gaal për herë të parë më goditi me grusht

Ngjarjet në pankinë janë momente delikate në historinë e një skuadre. Di dicka për këtë edhe Manchester United. Në vitin 2014, Djajtë e Kuq besuan gjithcka te Ryan Giggs për t’u ringritur pas eksperiencës zhgënjyese me David Moyes. Uellsiani, në rolin e trajnerit-lojtar drejtoi skuadrën deri në fund të sezonit, më pas nisi aventura e Louis Van Gaal dhe sipas vetë Giggs,holandezi ishte befasues që në momentet e para

Në një podcast ‘Greatest game’ të Jamie Carragher, Ryan Giggs tregon një prapaskenë: ‘Shkova të takoja Van Gaal, kishim një listë të lojtarëve që ishin paraqitur mirë dhe atyre që nuk ishin shfaqur mirë-tregon Giggs-takimi u caktua të zhvillohej në hotel. Ai hapi derën, më pa nga koka te këmbët dhe u largua duke më thënë se isha në formë të mirë, më pas më goditi me grusht në stomak. Ishte e fortë dhe nuk dija cfarë të bëj. Mund t’i isha kundërpërgjigjesha, por isha unë që do të mbetesha pa punë. Van Gaal ishte shumë dominues’.

Sfidanti.al