Pioli i rekordeve, është në gjurmët e së kaluarës nga Rocco te Capello

Milani i Stefano Piolit po vrapon me shpejtësi dhe po i sheh të gjithë nga lart si në kampionat ashtu edhe në Europa League. Dhe gjatë kësaj kohe, Djalli vazhdon të regjistrojë rezultate pozitive njëra pas tjetrës duke thyer edhe ndonjë rekord të së kaluarës.  Në shënjestrën e radhës së Milanit është seria e rezulatateve pozitive të  kohëve të Roccos, Capellos dhe Ancelottit. Të gjithë trajnerë që e kanë pasuruar palmaresin e klubit kuqezi duke lënë gjurmë që nuk mund të fshihen kurrë, gjë që shpreson ta bëjë edhe Pioli

Rruga është e gjatë, por shifrat thonë se drejtimi është ai I duhuri, Një e dhënë spikat mbi të tjerat; 23 rezultatet pozitive radhazi të Milanit në ndeshje zyrtare. Pas humbjes me Genoan në shtëpi në 8 mars, kuqezinjtë hynë në periudhën e mbylljes duke barazuar 0-0 në fushën e Juventusit dhe që nga ai moment nuk janë ndalur më.

Seria e rezultateve pozitive të Piolit kaloi atë të Ancelottit në 2008(16 ndeshje pa humbje) dhe tani synon podiumin. Përpara Milanit të Piolit me 24 ndeshje pa humbje është ai i Czeizler në sezonin 50-51, Milani i Rocco me 26 ndeshje pa humbje në sezonin 1970/71, ndërsa rekordin e mban Capello në 1992/93 dhe që për momentin është larg Piolit, me 58 ndeshje radhazi pa humbje në kampionat, por pathyeshmëria në të gjitha kompeticionet zgjati vetëm 36 sfida.

Përsa i përket serisë më të gjatë të rezultateve pozitive duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet, Pioli është vetëm 5 ndeshje larg podiumit. Duke marrë në konsideratë vetëm kampionatin, Milani i Piolit ka arritur në 17 rezultate pozitive radhazi dhe për momentin është në vendin e 13 të serisë së rezultateve më të mira radhazi të të gjitha kohërave në një klasifikim që kryesohet nga Milani i Capellos me 58, Juventusi i Contes 49 dhe Fiorentina e sezonit 1955/56 me 40. Në këtë rast, Pioli dhe Dhjetëshja më e mirë ndahen nga vetëm 4 ndeshje, që do të shërbejnë për të barazuar 21 fitoret e Lazios.

Sfidanti.al