Maradona, 60 vjec; falenderime për urimet.

E premtja ishte dita e Diego Armando Maradonës i cili festoi 60 vjetorin e tij të lindjes, Në drejtim të El Pibe De Oros’ urimet kanë qenë të shumta sidomos nga bota e futbollit dhe Maradona nuk ngurroi të falenderojë të gjithë ata që e uruan për këtë përvjetor jubilar të tij.

‘I mbush 60 vitet e mi me këto mesazhe të mrekullueshme që më japin jetë-shkruan Diego Armando Maradona në një postim në rrjetin social Facebook-ju falenderoj për këtë ngrohtësinë, miqësinë tuaj. Kjo është dhurata më e mirë  e ditëlindjes që më është bërë ndonjëherë. Falenderoj të gjithë skuadrën që më përgatiti këtë surprizë’.

Sfidanti.al