Inter, Eriksen sulmon sërish: Përse nuk luaj? Pyesni Conten…

‘Nuk dua të qëndroj në pankinë gjatë gjithë vjeshtës-tha përpara disa javësh nga grumbullimi me Danimarkën Christian Eriksen duke u shfryrë për aktivizimin jo konstant të tij te Interi-të paktën nuk është synimi im dhe shpresoj që të mos jetë as i klubit ose trajnerit’.

Por tani mesfushori danez bën  një tjetër sulm kundër trajnerit të tij.

‘Sepse luaj pak? Kjo është një pyetje që i duhet bërë Antonio Contes-tha Eriksen gjatë një séance Pyetje&Përgjigje me tifozët të organizuar nga Federata Daneze e Futbollit-pyesni trajnerin dhe flisni me të sepse vendimet janë të tij-si i perballoj kritikat? Jam bërë më i zoti në të mos menduar për to sepse të gjithë kanë një opinion, sidomos tani që jam stërvitur në Itali. Bëhet fjale të besimi në drejtim të përsonit që ke pranë dhe të mos i dëgjosh të tjerët’.

Sfidanti.al