Rrëzohen perënditë, Mesi një “kalimtar i rastit” në Botëror?!

Lionel Mesi, deri tani, nuk është parë gjëkund në Botëror, ndërkohë që në kampionatin botëror të Brazilit, para katër vitesh, ai u shpall si lojtar më i mirë, megjithëse Argjentina humbi nè finale ndaj Gjermanisë. Kurse, tani, në kampionatin botëror në Rusi, Mesi është zhdukur, vrapon fare pak, kurse ajo, për të cilën po e kritikojnë më shumë tifozët dhe bashkatdhetarët, është fakti se ai më shumë i ndjek me sy bashkëlojtarët e vet, duket si një kalimtar i rastit në fushë?!

Për këtë arsye, tifozët argjentinas po tërbohen, për më tepër që Kristiano Ronaldo në këtë kampionat botëror po lufton si një luan i vërtetë, ndërsa ka shënuar katër gola, madje shkon edhe në mbrojtje që të ndihmojë bashkëlojtarët e vet. Kurse Mesi, nga ana e tij, sheh indiferent sesi mundohen shokët e tij dhe nuk e merr mundimin që t’i ndihmojë.

Sfidanti.al