Rreziku te Reali; Bale mund t’i kushtojë edhe 15 milionë Euro të tjerë

Cështja e Gareth Bale prej kohësh është kthyer në një makth për Realin e Madridit. Dëmtimet e vazhdueshme, mungesa e disiplinës dhe besimi i pakët që Zidane ka tek ai, e dërguan atë te Tottenhami gjatë muajve të verës. Por Bale edhe te skuadra e Mourinhos nuk ka mundur të tregojë të gjitha cilësitë e tij

Me largimin e tij, Los Blancos kursyen gjysmën e pagës së uellsianit, 7.5 milionë Euro dhe Zidane iu largua dhimbja e kokës. Por tani sezoni po mbyllet dhe Bale ka bërë të ditur se do të kthehet te Reali i Madridit për të respektuar vitin e fundit të kontratës me klubin merenges. Sipas ‘El Confidencial, synimi i Bale ashtu edhe sikurse edhe e agjentit të tij Jonathan Barnett është që të mos falin as edhe 1 Euro.

Dhe kjo përbën rrezikun për kampionët e Spanjës. Nëse Reali i Madridit nuk do të mund t’I gjejë një destinacion të ri Bale, do të duhet që t’i paguajë pagën e plotë deri në përfundim të kontratës në 2022 dhe paga e tij është 15 milionë Euro. Për më tepër, Bale do të luftojë që të largohet nga Reali i Madridit, nësë do t’i duhet ta bëjë këtë, me parametra zero.

Sfidanti.al