Për këtë veprim atë e quajtën “më blaugrana se kurrë”. Trajneri Ronald Kuman nuk pranoi të hynte pa biletë në Muzeumin e klubit të Barcelonës në “Kamp Nou” duke nxjerrë nga xhepi nja 50 euro, aq sa bënte pagesa. Punonjësit e muzeumit i thanë trajnerit se atij i lejohej të hynte pa pagesë, sepse ishte pjesë e klubit, por holandezi refuzoi. “Unë dua të ndihmoj Barçën, – tha ai, – unë duhet të jap shembullin dhe të paguaj për vete”. Kumani po punon fort me ekipin që e ka marrë veten dhe është kandidat për titullin, si dhe në finalen e Kupës së Mbretit. Gjithsesi, ai nuk është asnjëherë i kënaqur dhe dëshiron të ndihmojë më shumë.
Sfidanti.al