Në Liverpool nuk e kanë harruar Luis Suarez

Në Liverpool nuk e kanë harruar Luis Suarez, një prej qendërsulmuesve më të mirë në botë në vitet e fundi. Sipas asaj që publikohet në median angleze sulmuesi uruguajan është në mendimet e Jurgen Klopp për të përforcuar skuadrën e The Reds në rast e Salah largohet nga Anfield Road.

I transferuar fillimisht në 2011 nga Ajaxi, Luis Suarez ka zhvilluar 133 ndeshje me Liverpoolin duke shënuar 82 gola përpara se të largohej në drejtim të Barcelonës në 2014, ndërkohë që këtë sezon është pjesë e Atletico Madrid. Me Los Colchonero, uruguajani po jep kontributin e tij që skuadra e Simeones të luftojë për titullin teksa ka shënuar 19 gola. Por në kontratën me Atleticon ai ka një klauzolë që e lejon të largohet nga Madridi që në fundin e vitit të parë të kontratës së tij 2 vjecare

Luis Suarez është 34 vjec, por kjo nuk e pengon Liverpool që të kërkojë sulmuesin uruguajan që  ende ka një lehtësi carmatosëse në shënimin e golave.

Sfidanti.al