Izrael-Danimarkë, në stadium ka publik: Gjendje e ndryshme shpirtërore

Një nga sfidat kualifikuese të Botërorit 2022 të ditës së enjte ishte ajo mes Izraelit dhe Danimarkës  e zhvilluar në orën 18:00 dhe e fituar nga skuadra daneze 2-0. Por kjo sfidë spikati më shumë për faktin se u luajt me publik në shkallët e stadiumit, teksa u lejuan të hyjnë në impiant 5000 spektatorë.

Dhe e gjithë kjo për faktin se Izraeli është shumë përpara me procesin e vaksinimit të popullsisë. Ishte kjo prani e tifozëve që u vlerësua në maksimum nga të gjithë futbollistët sic tregoi edhe Christian Eriksen. ‘U ulëm dhe folëm në autobus dhe hotel-tregoi mesfushori danez i Interit-është, thjesht dicka e bukur që ka tifozë. Të jep një gjendje të ndryshme shpirtërore nuk ka rëndësi nëse luan në shtëpi apo transfertë’

Sfidanti.al