‘Rrëshqet’ Van Basten; frazë naziste në transmetim direkt, kërkon ndjese

Marko Van Basten ‘rrëshqet’ dhe këtë e bën në momentin më të gabuar. Në ditën kur në Holandë, lojtarët protestuan kundër diskriminimit racial, ish sulmuesi I Ajaksit dhe Milanit, simbol I futbollit botëror, shqiptoi një frazë në një transmetim  direkt me natyrë naziste, një gabim I rëndë ky për të cilin Van basten kërkoi menjëherë ndjesë: Ishte një batutë që doli keq-tha ai-nuk doja të shokoja asnjë, por fakti është që ajo cfarë tha mbeti dhe fraza e përdorur është ‘Sieg Heil’.

Gjithcka ndodhi në studiot e Fox Sports para ndeshjes mes Ajaksit dhe Herakles kur Van Basten e shprehu frazën në momentin që sapo përfundoi intervista e trajnerit të Herakles, Frank Vormuth.

‘Nuk doja të shokoja asnjë, doja vetëm të bëja shaka me gjermanishten e Hans(gazetari i Fox). Batuta ime ishte një shaka e pavend-tha Marko Van Basten, ndërkohë që drejtuesit e televizionit Fox Sports e përkufizoi këtë si një frazë të papërshtatshme që u tha pikërisht në ditën kur të gjithë po kërkonin të jepnin një sinjal kundër diskriminimit’

Sfidanti.al