Rooney nuk kursehet: Futbolli ishte më i mirë pa VAR, emocionet janë zhdukur

Wayne Rooney nuk kursehet në kritikat e tij ndaj sistemiut VAR dhe këtë e bëri edhe në prag të ndeshjes mes skuadrës së tij Derby County dhe Wycombe.

‘Disa vendime të VAR në Premier League kanë qenë zhgënjyese-tha Rooney-nuk është e qartë qasja e arbitrave me këtë teknologji. Personalisht mendoj se futbolli do të përmirësohet pa VAR. mendoj se është e qartë se edhe pa VAR herë pas here mbetsh i zhgënjyer pas një ndeshjeje, por duhet të kemi besim te arbitrat. Ata duhet të bëjnë detyrën e tyre në fushë. Mund të jesh dakord apo jo me vendimet e tyre, por është e nevojshme që të respektohen vendimet e tyre në fushë. Ja se përse mendoj se pa VAR do të ishte më mir. Kjo edhe tani futbolli nuk ka më emocione për shkak tëVAR. Kujtoj se kam shënuar gola në situata kur  mund të isha në pozicion jashtë loje. Në atë moment shikon anësorin, shikon flamurin dhe vazhdon të festosh kur e sheh të ulur. Kështu duhet të jetë. Fakti që lojtarët duhet të presin 1 apo 2 minuta është thjesht qesharak. Festimet për golin janë një moment kur tifozët ndihen të lidhur me klubin dhe lojtarët. Nëse i heq, kjo lidhje humbet’.

Sfidanti.al