Covid-19 ka mbërthyer futbollin belg e më konkretisht Club Brugge. Te ky I fundit tre lojtarë dhe stafi teknik kanë rezultuar pozitivë me coronavirus vetëm pak ditë përpara ndeshjes me Dinamon e Kievit në Ukrainë për 1/16 e finaleve të Europa League. Vetë klubi belg konfirmoi gjithcka teksa bëri të ditur se kanë rezultuar të prekur nga Covid 19 lojtarët Stefano Denswil, Matej Mitrovic e Hans Vanaken si dhe trajneri Philippe Clement dhe asistentët e tij.
Që të gjithë personat e prekur nga coronavirusi te Club Brugge janë në izolim dhe nuk do të jenë të pranishëm në sfidën me Dinamon e Kievit. Vlen të kujtohet se si Club Brugge ashtu edhe Dinamo e Kievit kaluan në Europa League pasi u renditën në vendin e tretë në grupet e tyre respektive në Ligën e Kampioneve.
Sfidanti.al