Shtypi britanik ka njohur me një qartësi të padiskutueshme superioritetin e PSG-së ndaj Arsenalit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të fituar nga parizienët 1-0 në “Emirates Stadium”. Nga dominimi teknik në minutat e para deri te goli i shpejtë i Dembélé, kalimi nëpërmjet një mbrojtjeje solide dhe mentaliteti tashmë të pjekur, PSG i Luis Enrique i ka bindur të gjithë. Edhe legjenda angleze Wayne Rooney ka lavdëruar skuadrën pariziene: “Arsenali është një skuadër e madhe, por fatkeqësisht këtë herë duket se ka hasur kundërshtarin më të jashtëzakonshëm të Europës, ndoshta edhe më shumë. PSG ka eliminuar Liverpool-in dhe Aston Villa, ka mposhtur Manchester City në janar. Arsenali, si Liverpool dhe Aston Villa, e kanë mundur PSG-në brenda 90 minutave, por që nga fitorja e tetorit në ‘Emirates’, skuadra pariziene është bërë më e rreptë dhe më e fortë”.
sfidanti.al