Tirana do të presë Pogradecin në “Elbasan Arena”. FSHF ka konfirmuar stadiumin ku do të luhet finalja e “play-out” për Superioren. Ndeshja do të zhvillohet më 4 maj, ndërsa ora mbetet për t’u përcaktuar. Për shkak të ndeshjeve të “Final Four” në “Arena Kombëtare”, Tirana nuk pati mundësinë të shfrytëzojë stadiumin e kryeqytetit. Në këtë ndeshje, nuk ka avantazh për asnjë nga skuadrat. Për fituesin do të nevojiten edhe penalltitë, në rast se nuk ka një të tillë brenda 90 minutave apo shtesës. Tirana shkon në këtë ndeshje si vend i tetë i Superiores. Në anën tjetër, Pogradeci fitoi në “play-off” ndeshjet me Burrelin dhe Besën, pasi e kishte mbyllur si vend i pestë në Kategorinë e Parë.
sfidanti.al