Ronaldo si Woods e Mayweather; do të jetë sportisti I tretë miliarder

Juventus është klubi I parë I Serie A që vendosi të reduktojë me 30% pagat e futbollistëve për muajt mars, prill, maj e qershor, por kjo duket se nuk I hyn fare në sy Cristiano Ronaldos që është shumë pranë rekordit të tij të radhës në karrierën e tij të shkëlqyer. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’ portugezi këtë vit do të bëhet sportisti I tretë që arrin kuotën e 1 miliard Dollarëve të fituar gjatë gjithë karrierës së tij.

Përpara luzitanit, vetëm 2 sportistë kanë mundur të kalojnë kufirin e 1 miliard Dollarë në të ardhura; Tiger Woods dhe Floyd Mayweather, të cilët shumë shpejt do të bashkohen nga sulmuesi I Juventusit

Ronaldo, 5 herë fitues I Topit të Artë, e arrin shifrën e 1 miliard Dollarë të ardhura jo vetëm nga futbolli, por edhe falë imazhit të tij si sportisti më I komercializuar në botë e kontratave faraonike të nënshkruar me disa sponsorë, sidomos me kompaninë amerikane të veshjeve sportive Nike. Vetëm në vitin 2019, Ronaldo fitoi rreth 100 milionë Euro,  një shifër që është kaluar vetëm nga ajo e përfituar nga rivali I tij Lionel Messi që sezonin e kaluar përfitoi rreth 116 milionë Euro.

Sfidanti.al