FIFA, me ‘Plan Marshall’ për të financuar futbollin

Ndërsa emergjenca coronavirus ka pushtuar të gjithë botën, Federata Ndërkombëtare nis punën për të ndihmuar botën e futbollit. Sipas një zëdhënësi të saj FIFA është gati që përpilojë një lloj Plani Marshall për të ndihmuar klubet  që të përballojnë ekonomikisht ndërprerjen e të gjitha kompeticioneve

‘Konfirmojmë se FIFA po punon për mundësitë që të ndihmojë komunitetin futbollistik në të gjithë botën-nënvizoi qeveria e futbollit botëror-pasi të jetë bërë edhe një vlerësim I përgjithshëm të impaktit financiar që do të ketë kjo pandemic në futboll’

Për momentin ende nuk janë bërë të ditur detajet e këtij plani, por shumë shpejt do të mësohet më shumë. Ajo që ka rëndësi është se FIFA, pasi analizoi situatën duket se ka vendosur që të dëgjojë apelin që vijnë nga të gjitha palët që janë pjesë e botës së futbollit; si nga klubet ashtu edhe nga vetë lojtarët. Në ditët e kaluara në një artikull të Neë York Times u fol për një fond special emeergjence prej qindra milionë Dollarësh që duket se do të jetë edhe zgjedhja e drejtuesve më të lartë të FIFA për të ndihmuar në mënyrë konkrete klubet që të përballojnë problemet financiare që vijnë nga mungesa e të ardhurave nga të drejtat televizive, nga biletat dhe sponsorizimet

Sfidanti.al