Juventusi nuk do të mbetet dhe Kristiano Ronaldo nuk do t’i marrë të gjitha lavdërimet. Tek Interi, “komandanti” Konte, por edhe kapiteni Handanoviç, do të kenë po aq duartrokitje kur të shpallet vendimi për uljen e rrogave në kohën e krizës së futbollit. Nuk thuhet përsa do të jetë akordi, por besohet se formula do të jetë e njëjtë si në Torino, pra me rreth një të tretën e shumës totale. Në një futboll pa tifozë, pa ndeshje, pa të drejta televizive dhe përkohësisht pa sponsorë, nuk mund të bëhet ndryshe.
Sfidanti.al