Ka mëse 10 vite që dashamirësit e futbollit kanë rastin të jenë dëshmitarë të një rivaliteti të fortë mes Liondel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, ndërkohë që, sipas shumë specialistëve, një dyshe të tillë kaq të mirë nuk ka pasur asnjëherë më parë në historinë e futbollit. Mesi dhe Ronaldo kanë fituar nga pesë “Topa të artë”, pa përmendur çmimet e shumtë të tjerë individualë.
Ish-sulmuesi i Liverpulit Piter Krauç e befasoi opinionin publik, kur zbuloi në publik sesi përgatitej Ronaldo për ndeshjet, kur ai luante me Mançester Junajtidin. Krauçi tha se Rio Ferdinandi, në shpesh raste, i tregonte atij sesi sillej Ronalo në dhomën e zhveshjes. Sipas tij, Ronaldo para ndeshjeve, shpesh, qëndronte parapasqyrës, e kalonte dorën përmes flokëve të tij dhe thoshte: “Sa i bukur që jam!” Lojtarët e tjerë qeshnin dhe talleshin: “Sigurisht që po, por Mesi edhe më tej është një lojtar më i mirë sesa ti!”
“Ronaldo nuk u kushtonte shumë vëmendje shakave të tyre dhe e kishte përgjigjen në majë të gjuhës. Gjithnjë, kur dikush i thoshte se Mesi është më i mirë sesa ai, Ronaldo i përgjigjej; ‘Po, po. Por, Mesi nuk është aq i bukur sa unë’. Të paktën, kështu më ka treguar mua Rio Ferdinandi dhe unë besoj se kjo është e vërtetë”, tregoi futbollisti Piter Krauç.
Sfidanti.al