Qëkur vitin e kaluar, Meiuedheri e mundi me nokaut teknik irlandezin Konor MakGregorin në raundin e 10-të të “matçit të shekullit”, herë pas herë, është folur për një matç tjetër – revansh, por, më shumë në nivel spekulimesh. Por, tani, që në këtë mes ka diçka të vërtetë, e konfirmoi i ati i boksierit amerikan.
“Flitet se do të ketë ndeshje revansh. Unë vetë nuk jam shumë i sigurt, por po tregoj ato që kam dëgjuar. Djali im do që të ndeshet përsëri, por ashtu edhe Makgregori që do të tregojë se di diçka, ndërkohë që ai nuk disa asgjë. Jam i sigurt se kësaj here ai do të dalë nga ringu me barelë. Djali im do tëkujdeset qëMakGregori të mos hipë më në ringun e boksit”, vuri në dukje i ati i Flojd Meiuedherit.
Sfidanti.al