WTA del ne mbrojtje te Serena Williams qe ne finalen e US Open u perfshi ne polemika te forta me arbitrin Karlos Ramos per nje pike qe iu akordua Osakes situate qe degjeneroi deri ne ate pike sa arbitri i dhuroi nje game te tere japonezes pas shperthimit te amerikanes.
Serena Uilliams e akuzoi Ramos per seksizem per akordimin e pikes Osakes pas indikacioneve te supozuara te trajnerit te saj.
‘Standardi i tolerimit per meshkujt dhe femrat duhet te jete njesoj-tha Administratori i Deleguar i WTA, Stiv Sajmon-kjo nuk u pa ne mbremjen e kaluar’.
Me pas, Stiv Sajmon kerkoi edhe nje modifikim te rregullit ‘coaching’ sipas te cilit, trajneret nuk duhet te komunikojne ne asnje menyre me lojtaret e tyre gjate zhvillimit te ndeshjeve.
‘Problemi i rregullit ‘coaching’ duhet disktuar e perballuar, dhe duhet lejuar ne kete sport-vijoi me fjalimin e tij Stiv Sajmon.
Zemerimi i Serena Uilliams u pa ne setin e dyte e sfides kur me force iu drejtua arbitrit duke e quajtur ‘hajdut’, madje pretendoi qe ai t’i kerkoje ndjese me tenisten qe u gjobit me 17 mije Dollare.
Sfidanti.al