Kristiano Ronaldo preokupohet shumë për jetën e tij private, ndërkohë që përpiqet që në opinionin publik të mos dalë asnjë sekret i tij ose i saj. Dhe, kur është fjala për familjen dhe jetën private të saj, ai nuk i kursen paratë. Para disa vitesh, Ronaldo i befasoi të gjithë, kur bëri të ditur se ishte bërë baba. Emri i së ëmës së djalit të tij, Ronaldo Xhunior, është, edhe sot e kësaj dite, mister.
Dhe, ndërsa të gjithë pyesin se cili është emri i kësaj zonje misterioze, këto ditë, në publik doli informacioni se Ronaldo për heshtjen e saj ka paguar një shumë të madhe. Mamaja ka marrë 12 milionë euro që të sillte në jetë trashëgimtarin e Ronaldos. Dhe, po ashtu, gjatë këtyre kohëve të fundit, po spekulohet se, megjithëse ka edhe një vajzë, ka shumë mundësi që ai të bëhet edhe me dy binjakë dhe se mamaja surogato që jeton në San Diego, do të marrë, si shpërblim, 17 milionë euro.
sfidanti.al