Ronaldinjo e përshëndet me origjinalitet Mesin për 30-vjetorin

Lionel Mesi mbushi 30 vjec, duke ngjallur një numër të madh reagimesh më opinionin publik dhe rrjetet sociale. Ylli i madh i Barcelonës mori shumë urime dhe përshëndetje nga kolegët dhe rivalët e vet aktualë, por, sidomos, bie në sy urimi nga  ish-bashkëlojtari dhe miku i tij i mirë, braziliani Ronaldinjo Futbollisti virtuoz legjendar brazilian, gjithnjë, do të jetë pjesë e hist0risë së futbollit të Mesit, pasi, pikërisht, ai, i dhuroi atij (Mesit) golin e parë me një asistencë fenomenale dhe, kështu, tani, Ronaldinjo e përkujton jubileun e bukur të mikut të tij argjentinas me një mesazh origjinal. “30-ta ka qenë bluza jote e parë te Barcelona.

Urime, Mesi, me rastin e 30-vjetorit tënd. E kam pasur për nder që kam qenë pjesë e karrierës tënde që në fillim. Të përqafoj shumë, vëllai im”, thuhet në mesazhin e Ronaldinjos që shoqërohet me një fotografi të Mesit, ku ai tregohet, duke mbajtur bluzën me nr. 30.

Sfidanti.al