“Ancelotti? Çfarë dreqin… Dua Diniz deri në fund”. Fjalë të ashpra nga një ish-kampion bote si Romario, i cili u shpreh në lidhje me zgjedhjen e Federatës Braziliane të Futbollit, për t’u fokusuar te Carlo Ancelotti. Ish-lojtari i Barcelonës sigurisht që nuk i ka pëlqyer duke pretenduar se nuk është e nevojshme të gjendet një trajner tjetër në vend të Fernando Diniz, në pankinën e kombëtares së Carioca-s nga korriku 2023 dhe me kontratë “të përkohshme” të vlefshme deri në mes të vitit të ardhshëm.
Trajneri i Fluminense tregoi se sa vlen në nivel klubesh duke udhëhequr skuadrën e Rio de Zhaneiros në finalen e Copa Libertadores kundër Boca Juniors, por nuk u duk aq me fat me kombëtaren ku në kualifikueset për Botërorin 2026 ai së fundmi arriti një barazim me Venezuelën dhe një humbje me Uruguain.
Rezultatet që duket se nuk e shqetësojnë Romarion, i cili në një intervistë dhënë për Panorama Esportivo, blogun e grupit Globo, ka dashur të mbrojë fuqishëm trajnerin e Carioca-s: “Së pari dua të përgëzoj Ednaldo Rordigues, presidenti i Cbf-së që ka zgjedhur mirë. Diniz është trajneri më i mirë që kemi. Në kombëtare ai nuk ka kohë materiale për të bërë atë që bën në klub, që është stërvitje, grumbullimi i lojtarëve, që është forca e tij. Ai bën atë që mund të bëjë, – nënvizoi senatori brazilian .Në dy ndeshjet e fundit që kanë barazuar dhe humbur, askush nuk fiton gjithmonë, por mund të them se për mendimin tim, për mendimin tim modest, kombëtarja braziliane është në duar të shkëlqyera me Diniz”.
sfidanti.al