Të ndjekësh jë garë të Formula 1 është tensionuese, krijon ankth por edhe adrenalinë, po mendoni pak se sa stresuese fizikisht është për pilotin në timonin e njëvendeshes? Po ju japim vetëm një të dhënë, një pilot gjatë një gare të Formula 1 humbet rreth 2 kg. Kush pyet se si dehidratohen ata kur garojnë me 300 km/h përgjigja është e thjeshtë, nëpërmjet një sistemi të automatizuar ku pompa e montuar në makinë u siguron rreth 1.5 litra ujë. Mjaton që ata të shtypin butonin në timon. Por si është e mundur që në kaskën e tyre nuk ngjiten papastërti gjatë garës? Xhami mbrojtës është i miksuar me një material që ndalon ngjitjen e papastërtive.
sfidanti.al