Bayern Munchen humbet edhe De Ligt

Bayern Munchen pësoi një eliminim tronditës nga Kupa e Gjermanisë të mërkurën në mbrëmje, kur u mund 2-1 nga Sarbryken i ligës së tretë. Bavarezët e kanë fituar për herë të fundit Kupën më 2020 dhe që atëherë kanë pësuar katër eliminime poshtëruese, një herë nga Holsten Kiel i ligës së dytë me penallti, një humbje 5-0 nga Borusia Mënshengladbah, humbje në shtëpi nga Freiburg sezonin e kaluar, deri te humbja e mbrëmshme.  Si për ta bërë edhe më të hidhur mbrëmjen, mbrojtësi Mathijs De Ligt doli i dëmtuar në gju që në minutën e 19-të dhe do të mungojë gjashtë javë, duke humbur ndeshje të rëndësisihme, e para midis tyre ajo me Borusia Dortmund të dielën.

sfidanti.al