Rei Manaj duket se po vjen në formën e optimale, ku pas golit të shënuar në kampionat në fund të ndeshjes, ku me golin e tij Sivaspor fitoi 2-1 ndaj Antaljasporit, sot ka ardhur shpërthimi i lushnjarit në Kupën e Turqisë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptar ka shënuar një tripletë në ndeshjen e sotme të Kupës, të cilën Sivaspori e fitoi në shifrat 4-0 ndaj Hopasporit. Padyshim protagonist absolut i këtij suksesi të Sivasporit ka qenë Rei Manaj, i cili shënoi tre gola në pjesën e parë. 26-vjeçari e gjeti golin që në minutën e 6-të dhe në dhjetë minuta e fundit të pjesës së parë shënoi edhe dy gola të tjera, pikërisht në minutat 35 dhe 42. Kështu që topin e ndeshjes Manaj e siguroi që në pjesën e parë për ta marrë me vete në shtëpi. Padyshim ky rikthim i bujshëm i sulmuesit është edhe një sinjal dhe alternativë më shumë për trajnerin e Kombëtares, Silvinjo, i cili mund ta rikthejë sërish lushnjarin me fanellën kuqezi.
sfidanti.al