Mehdi Taremi ka filluar të jetë një emër që po qarkullon për disa klube të Serisë A dhe pas marrëveshjes së dështuar me Milanin në ditët e fundit të sesionit të transferimit të verës, tashmë Interi duket se është skuadra e vetme e interesuar ende për iranianin. Pikërisht ndarja në verë ka bërë që marrëdhëniet mes kuqezinjve dhe ndërmjetësve të lojtarin të mos jenë më të mira, me Djallin që nuk bën asnjë përpjekje të mëtejshme për futbollistin që pritet të largohet nga Porto në muajt e ardhshëm. Ideja është që pas Thuram dhe Lautaro, nënkampionët e Europës të kenë në gjirin e tyre një lojtar të tipit “Dzeko”.
sfidanti.al