Rikthim i bujshëm, Juventus kërkon në sulm “bomberin” spanjoll

Juventusi nuk e ka mbyllur ende merkaton e verës dhe kërkon të bëjë një afrim të fundit para se të përfundojë zyrtarisht ky afat. Në radarët e bardhezinjve është shfaqur sërish Alvaro Morata, sulmuesi i cili me fanellën e Juventusit ka arritur të lërë gjurmë.

Sulmuesi spanjoll shihet çdo ditë e më larg Atletiko Madridit teksa Roma dhe Milani kanë kërkuar shërbimet e tij gjatë verës. Megjithatë, mediat italiane raportojnë se Morata është pranë rikthimit në Torino dhe për herë të tretë do të bashkohej me Juventusin, klub me të cilin ka arritur të fitojë trofe të shumtë në Itali. Por, që Morata të firmosë me Juventusin, duhet që të lirohet një vend dhe me shumë gjasa, është Moise Ken ai që do të largohet për të lënë vend. Sulmuesi italian kërkohet nga Milani në huazim, megjithatë bardhezinjtë janë shprehur se nuk synojnë huazimin e tij por vetëm shitje.

 

sfidanti.al