Portieri që ka bërë më shumë pritje në Botërorin e Rusisë, mbas dy javësh, qëkur kanë filluar ndeshjet nëpër grupe, është portieri i përfaqësueses meksikane, Gilermo Oçoa, që ka bërë 14 pritje, ndërkohë që, andej nga fundi i kësaj liste, është portieri i përfaqësueses spanjolle, David De Hea, me gjithsej tre pritje!
Mbas Oçoas, vijnë me radhë Kasper Shmajkëlli (10, para ndeshjes së tretë të grupit), Navasi i Kosta Rikës, Rajani i Australisë dhe Haldersoni i Ialandës me nga nëntë pritje të drejtpërdrejta. Subashiçi dhe Muslera i Uruguait janë të vetmit portierë në Botëror që nuk kanë pësuar deri tani asnjë gol.