Rastësi apo e qëllimshme: Zvicra prapë arbitër me mik?!

Gjykimi i gjyqtarit Felks Brih në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë (2-1) kritikua, sidomos, nga ana e stafit serb jo vetëm për disa faulle të dhëna ose të mosdhëna, por edhe për faktin se ai ishte gjerman, ndërkohë që dihet se gjysma e popullsisë së Zvicrës, në mos edhe më shumë, janë gjermanofolës. Por, FIFA, sikurse duket, nuk i merr fare parasysh paragjykime ose parime të tillë dhe këtë ajo e tregoi edhe një herë tjetër, duke caktuar për ndeshjen e radhës të grupit mes Zvicrës dhe Kosta Rikës një gjyqtar francez, Klemon Turpan, ndërsa dihet se zviceranët janë edhe frankofolës.

Rastësi apo diçka e qëllimshme? Sidoqoftë, ka nga ata njerëz që edhe në këtë rast shohin “komplot”, pasi presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, është zviceran, në fakt italianofolës!

Sfidanti.al