Kujdes me portën, rekord i ri për autogolët e shënuar në Botëror

Autogoli i Denis Cernishevit të Rusisë në ndeshjen e kësaj të fundit me Uruguain është i gjashti në këtë Botëror dhe, sa i përket këtij treguesi, ai u barazua me kampionatin botëror të vitit 1998 në Francë.

Pesë autogolët e tjerë i kanë shënuar Azis Buhaduzi i Marokut, Azis Behiç i Austrialisë, Ozhenekaro Etebo i Nigerisë, Tiago Zionek i Polonisë dhe Ahmed Fati i Egjiptit. Kështu, shumë shpejt, ky rekord do të mund të thyhet.

Sfidanti.al